Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur.
Gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i gjetën adoleshentit armën e zjarrit, të cilën e sekuestruan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
/a.r