Trajneri i Kombëtares, Silvinjo thotë skuadra shqiptare e futbollit ka harxhuar shumë energji me Moldavinë teksa u shpreh se ata kanë bërë një garë të fortë duke dhënë shumë.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, trajneri Silvinjo thotë se Armando Broja dhe shumë të tjerë do të jenë pjesë e skuadrës që do të na përfaqësojë në Euro 2024, por thotë se futbollisti ka pësuar një incident të vështirë, ndaj dhe i duhen 2-3 muaj qetësi.
Silvinjo: Ne kemi konsumuar shumë energji me Moldavinë dhe kur menduam se fituam dhe nuk ishte e thjeshtë. Festuam shumë. Koka e futbollistit… Jemi qenie njerëzore. Ju e keni parë festën që u organizua.
Blendi Fevziu: Mungonte një gol…
Silvinjo: Nuk mungonte asgjë. Për ta mbyllur mund ta kishim bërë, por nuk është e thjeshtë të menaxhosh kokën e futbollistit. Ne ishim aty në “count down”… 1-0, mbaron, mbaron. Mos të harrojmë se kjo është hera e dytë që shkojmë në Europian. Unë kam fjetur 2-3 orë. Kemi bërë një garë të fortë, por kemi dhënë shumë.
Blendi Fevziu: Formacionin e ndryshuar në ndeshjen me Ishujt Faroe, a ke bërë për t’i dhënë mundësi lojtarëve të rinj?
Silvinjo: Ne kemi 2 gara, në Mars dhe 1 garë, ndoshta 2, para se të shkojmë në Evropian. Për një Kombëtare nuk ka kohë. Çdo 15 minuta për lojtar vlen një jetë.
Blendi Fevziu: Ky do të jetë grupi që do të jetë në Evropian?
SIlvinjo: Grupi është ky, 80 apo 90 për qind… Ka edhe disa muaj, duhet të presim.
Blendi Fevziu: Po Armando Broja, a do të jetë pjesë e skuadrës?
Silvinjo: Broja dhe shumë të tjerë, Kombëtarja është e hapur për ato. Është lojtar i veçantë, ka pësuar incident të fortë. Ai duhet të ketë 2-3 muaj të qetë që të rifutet në lojë.
Blendi Fevziu: A keni folur me të, a është ai gati për të ju bashkuar skuadrës?
Silvinjo: Sigurisht, jam shumë i sigurtë.
/a.r