Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për reagimin e ndërkombëtarëve si ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për tensionet në Parlament. Bylykbashi u shpreh se nëse ndërkombëtaret do kishin bërë qëndrime më herët, do kishim evituar këtë situatë ku jemi sot.
‘’Po të kishin bërë qëndrime më herët, do të kishim evituar këtë situatën ku jemi sot. Ajo që është e dukshme, është që ka lëvizur quinti, pra janë 5 përfaqësitë e mëdha. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania, BE, është edhe OSBE janë në një sekuencë të qartë.
Problematikën qëndrore të gjithë e kanë që është funksionimi i parlamentit në funskionin themelor që është kontrolli i parlamentit’’, tha ndër të tjera Bylykbashi.
/f.s