Policia e Shtetit brenda 24 orëve nga mbërritja e urdhërit të arrestit, kap dhe ndalon një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Krime Financiare”.
Kapja e tij, si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Posaçme Operacionale.
Më datë 12.03. 2016 në Lagjen Nr. 13 Durrës, u bë e mundur lokalizimi i ambjeteve të banimit, kapja dhe ekzekutimi i urdhërit ndërkombëtar të arrestit për shtetasin italian:
– Stefano Giaciomelli, 59 vjeç, lindur në Bolognia/ Itali dhe banues në lagjen Nr .13 Durrës.
Për këtë shtetas Gjykata e Turin (Torinos) Itali me Vendimet nr 19668/1013 RGNR dhe nr 20191/14 R.G.GIP, datë 27.11.2014, e ka lëshuar urdherin e arrestit për “Krime Financiare” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 267/1943 seksioni 216/1/2/3 etj, për të cilat parashikohet dënimi deri në 10 vjet burg.
Urdhëri i arrestit është transmetuar nëpërmjet Interpol Tirana ditën e djeshme me date11.03.2016.
Strukturat e Drejtorisë Për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ishin angazhuar dy javë me parë dhe po bashkëpunonin për hetimin e rastit, identifikimin, lokalizimin, gjetjen e vendndodhjes së personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, dhe Interpol Tirana, bazuar në kërkesat paraprake të autoriteve policore italiane.
Ekzekutimi i vendimit të arrestit për qëllime ekstradimi, u bë në bashkëpunim me strukturat vendore për hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bazë të kompetencave vendore.
Sturktuarat e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, po investigojnë aktivitetet e tij të dyshimta kriminale në fushën Ekonomike e Financiare dhe lidhjet e tij edhe në Shqipëri.