Nga mëngjesi në darkë, ne kemi një plan ushqimor të mbushur me zgjedhjet më të mira të karbohidrateve që mund të konsumoni, për të mbajtur në balancë trupin tuaj dhe në mënyrë që t’iu ndihmojnë për të qëndruar të ushqyer dhe të fokusuar gjatë gjithë ditës.
Karbohidratet e ekuilibruara
Studimet e fundit tregojnë se të konsumoni shumë karbohidrate dhe jo thjesht yndyrë, mund të jetë shkaku për probleme të zemrës dhe të peshës. Por ndalimi i konsumimit të karbohidrateve, së bashku me përpjekjen për të humbur kështu në peshë, nuk është reale apo e dëshirueshme. Ne i duam karbohidratet, pasi janë burimi ynë kryesor i karburantit. Por ka karbohidrate të mira dhe karbohidrate të këqija.
Karbohidratet e mira: frutat, perimet, fasulet dhe drithërat e plotë, janë të balancuara dhe të papërpunuara, janë të ngadalshme për t’u tretur dhe e mbajnë sheqerin në gjak të qëndrueshëm, si dhe vijnë me ushqyes bonus, si: proteina, fibra dhe vitamina. Mësoni se si të përqëndroheni në të ngrënin e karbohidrateve të duhura gjatë ditës.
Më poshtë mund t’iu sugjerojmë një dietë të balancuar, që iu ndihmon të merrni karbohidratet e duhura dhe në sasi jo të tepruar.
Filloni me një mëngjes më të balancuar
Dyqanet e lëngjeve të trasha të frutave i dendin lëngjet me karbohidrate. Në vend të tyre bëjeni vetë lëngun tuaj të frutave.
Kekët e gatshëm, kifletë apo simitet që blini mund të kenë brenda tyre 66 g karbohidrate të rafinuara. Përpiquni të bëni versionin tuaj të këtyre gatimeve me drithëra të plotë me krunde me më pak karbohidrate dhe më të shëndetshme.
Gjevrekët me pak kalori janë 100% me karbohidrate të rafinuara. Në vend të tyre, përpiquni të konsumoni fara të mbushura me fibra dhe proteina ose një pjatë soje jeshile të ziera në avull.
Konsumojini biskotat tuaja të djathit me copa të holla djathi pjesërisht të skremuar dhe me biskota me drithëra të plotë.
Në vend të kosit me fruta konsumoni kos të thjeshtë me boronica. Në këtë mënyrë do të përgjysmoni sasinë e karbohidrateve dhe do të shtoni 8 gr proteina./Shije.al