Me 15 pikë, Kombëtarja kuq e zi ja doli të kryesonte grupin kualifikues të Euro 2024. Gjithçka kulmoi mbrëmjen e djeshme me përfundimin e ndeshjes së Shqipërisë me Ishujt Faroe.
Për këtë arritje historike ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook ai ka shpërndarë videon e tifozëve në stadiumin “Air Albania” e duke theksuar se kjo skuadër premton akoma më shumë surpriza.
“Mirëmëngjes dhe me shijen e jashtëzakonshme të arritjes historike të Kombëtares, si edhe me bindjen se kjo skuadër e re do të na bëjë surpriza të tjera të bukura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
/a.r