Ajo që bie në sy në delegacionin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, që do ta shoqëroj përgjatë vizitës në SHBA, është fakti se në përbërje të këtij delegacioni është edhe deputeti, Gent Strazimiri. Ky i fundit në nëtor të vitit 2013 sumoi ashpër ish- ambasaodrin amerikan, Aleksandër Arvizu. Në deklaratat e Strazimirit ra në sy mungesa e plotë e etikës dhe lumi i fyerjeve në adresë të Arvizu. JAVANEËS risjell në vëmendje postimin e plotë të Strazimirit në FB kundër ambasadorit amerikan.
“Sapo më thanë se ish- ambasadori Arvizu paskësh ironizuar duke lënë porosi të më pyesin nëse i gjeta “organizatorët, sulmuesit e policisë” d.m.th “ata që kishin një agjendë tjetër të ndryshme nga protesta…” më 21 janar…
Përgjigja është “PO”, unë dhe të gjithë shqiptarët i pamë “live” njësoj si ti! Ajo që sapo morëm vesh prej nënqeshjes tënde me atë tragjedi, është fakti që nëse sot, ata që përgatiten dhe realizuan vrasjen e 4 shqiptarëve nuk janë ende para drejtësisë, paskan pasur mbështetjen tënde…
Sot, me të njëjtën nënqeshje ti po përbuz fatin e të gjithë shqiptarëve, të cilëve u këshillon pranimin e armëve kimike si rrezik më i vogël se riciklimi i qeseve dhe i qelqeve…
Si përfaqësues i kombit amerikan, shqiptarët të deshën, të vunë në krye të vendit kudo që shkove. Këtë lloj tallje s’ta kishin borxh!!! Gjithsesi, ti tani je një pensionist, që zgjodhe të mbahesh mend si i vetmi njeri që arriti të bëjë të pamundurën në këtë vend, d.m.th: individë të paguar bujarisht prej teje me paratë e taksapaguesve amerikanë të bëjnë të parën protestë para një ambasade amerikane në trojet shqiptare…
“T’ma gëzosh pensionin shoku Kolë”!!!
P.S. Pyet ndonjë nga ata të 21 janarit se ta tregon kuptimin… ose më mirë pyet atë që ke përballë!”