Zëdhënësi i forcave popullore të Irakut deklaroi se terroristët e grupit ISIS për të dytën herë kanë përdorur gazra kimike në Kirkuk.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ali Al-Huseini, zëdhënësi i forcave popullore të Irakut, deklaroi se terroristët e grupit ISIS të premten gjatë natës kanë hedhur raketa me përmbajtje të gazrave kimike përsëri në rajonin Taze në Kirkuk.
Al-Huseini i cilësoi frikacake këto sulme të terroristëve takfirist të ISIS kundër qytetarëve irakianë dhe deklaroi se forcat vullnetare popullore të Irakut do tu japin një mësim të mirë terroristëve të grupit ISIS.
Edhe kryeministri i Irakut dje në mbrëmje e quajti krim të tmerrshëm këtë sulm të terroristëve në Kirkuk.
Qytetarët irakianë gjithashtu në rajone të ndryshme të Irakut kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar ashpër këtë sulm me gazra kimike të terroristëve të ISIS në Kirkuk dhe kanë kërkuar përpjekje më të mëdha nga qeveria e Irakut për shkatërrimin e grupit terrorist ISIS.