E moshuara e cila u gjobit nga polici bashkiak një ditë më parë pasi tregtone disa produkte në një trotuar duket se ja ka “punuar” efektivit.
Por çfarë ka ndodhur?
Një ditë më parë, pasi fotoja e gjobitjes së saj shkaktoi indinjatë në rrjetet sociale, bashkia njoftoi se gjoba do të paguhej nga kryetari Erion Veliaj. Në fletën e gjobës, shkruhej emri Xhevrije Mici.
Ndërkohë sot Veliaj u shfaq në foto me të moshuarën, dhe shkruante se zonja Zyle tashmë do tregonte produktet në tregun e ngritur nga bashkia.
Pyetja që ngrihet është: A i ka dhënë e moshuara policit bashkiak emër të rremë gjatë plotësimit të gjobës?