Numërimi ka nisur mbrapsht dhe Shqipëria është gati për të pritur Ishujt Faroe.
Një sfidë që do të kthehet në festë, për shkakun se djemtë e Silvinjos kanë siguruar një biletë për në Europian.
Natyrisht, sonte me një pikë, ekipi kombëtar do shkonte në Europian në vendin e parë.
Tifozët kanë filluar të grumbullohen dhe po krijojnë entuziazëm të madh me këngë patriotike nëpër kafenetë e kryeqytetit.
Ndërkohë që në afërsi të stadiumit, ekzaktësisht tek “Piramida” shikon kudo flamurin shqiptar si dhe tifozët të veshur me fanellat e Shqipërisë. (VIDEO)