Drejtuesit e Paris Saint Germain i kanë hedhur sytë nga Madridi. Kampioni i Francës ia ka vërë syrin yllit të Real Madridit, Gareth Bales, raporton The Telegraph.
Ish lojtari i Tottenhamit shihet si pasardhës i Zlatan ibrahimovicit, i cili gjatë verës pritet të largohet nga Parisi si lojtar i lirë.
Bale është zgjedhja e parë në listë e klubit francez. Alternativa të klubit parizien janë edhe Eden Hazard e Neymar.