Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2016 arritën rreth 610 milionë lekë, ose 7.50% më pak se në muajin janar 2015.
Sipas statistikave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF, produkti MTPL e brendshme, në muajin janar 2016, pati një ulje prej 10.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një ulje të numrit të kontratave prej 9.36% krahasuar me muajin janar 2015.
Produkti sigurim kufitar në muajin janar 2016 pati një ulje prej 24.04% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 12.95% krahasuar me muajin janar 2015.
Produkti karton jeshil, në muajin janar 2016, pati një rritje me 10.41% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 15.93%.
Duke nisur nga 1 janari qeveria rriti taksën e primeve të sigurimit. Taksa mbi primet e shkruara, me përjashtim të primeve të sigurimit për produktet e jetës, shëndetit në udhëtim dhe kartonit jeshil, nga 3% e shumës së primit, bëhet 10% e shumë së primit. Ndërsa vendosi edhe taksimin e automjeteve luksoze.