Pak minuta pas nisjes së seancës parlamentare, Flamur Noka ka nisur të hedhë tymuese, duke bërë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla t’i komunikojë përjashtimin.
Teksa situata në Kuvend është plot tensione, deputetët socialistë janë përgatitur për të vijuar me skenarin e tyre, atë të miratimit të buxhetit të vitit 2024.
Siç shihet nga pamjet në fjalë, deputetët socialistë kanë marrë kartonët, ndërsa duket se po bëhen gati për votim, ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan aspak asaj të një seance normale.
Seancë Plenare 20 Nëntor 2023
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.11.2023.
2. Njoftime.
3. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”.
4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
5. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.
6. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
7. Projektligj “Për buxhetin e vitit 2024”.
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.