Kombëtarja shqiptare rishkroi historinë duke u kualifikuar për herë të dytë në fazën finale të një Europiani. Me Sylvinhon në stol, tanët kanë vetëm një humbje në grupin E kundër Polonisë 1-0 në ndeshjen hapëse, teksa mbajnë kreun.
Festa ka qenë e madhe ndër shqiptarët, teksa të shumtë ishin tifozët që e gdhinë dhe pritën ekipin në aeroport. Bashkë me tifozët shqiptarë, për kualifikimin e kombëtares tonë ka festuar edhe vajza e Sylvinho.
E bija e brazilianit, Tati ka shpërthyer në lot nga emocionet për arritjen e madhe të Kombëtares sonë, e duket se qenka një tifoze e zjarrtë. “Dhe unë jam duke qarë në një lokal”, i shkruan ajo bashkëbiseduesit./m.j