Xhesika Ndoj është emri më i komentuar i mediave ditët e fundit, ku në fokus ka qenë jeta e saj private. Deklarata se ajo ka pasur një propozim nga një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke i ofruar shuma marramendëse në këmbim të seksit këngëtares nga Puka, bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.
Por ish-shoqja e saj, Katerina Shkëmbi, e cila i ka cilësuar si mashtrime këto deklarata. 22-vjeçarja ish-banore e ‘Big Brother 7’ në një intervistë ka rrëfyer gjithçka di për të.
“Me Xhesikën jemi njohur pasi unë kam dalë nga ‘BB’ nga një mik i përbashkët. Në atë kohë, Xhesika jetonte në Napoli. Kam qenë në shtëpinë e saj bashkë me një shoqe tjetër që ka jetuar me të, më pas kemi dalë për t’u argëtuar në disko.
Nga çfarë njoh unë, mund të them se Xhesika është një ‘prostitutë’. Xhesika kishte njohje dhe lidhje me shumë biznesmenë dhe historia me biznesmenin nga Tetova është mëse e vërtetë, por ajo nuk ka marrë asnjëherë propozim nga deputet apo ministra. Këto janë thjesht sajesa të saj për të rritur famën dhe për të pasur kërkesa nga të tjerët. Xhesika ka punuar rrugëve të Italisë në atë kohë kur unë shoqërohesha më të”, ka thënë ndër të tjera 22-veçarja në rrëfimin e saj.