Ambasada amerikane ka uruar Shqipërinë për kualifikimin në Euro 2024.
“Urime Shqipërisë për kualifikimin në Euro 2024! Ambasada amerikane në Tiranë bën tifo për Shqipërinë! Forca,” – thuhet në postimin në rrjetin social X.
Shqipëria përfundoi ndeshjen në Krishinau, përballë Moldavisë me rezultatin 1-1, që e çon automatikisht në Euro 2024 në Gjermani.
Tashmë Kombëtares i ka ngelur dhe ndeshja me Ishujt Faroe, rezultati i së cilës do të shërbejë si statistikë dhe për të ruajtur pikët për kreun e grupit. Aktualisht vendi ynë renditet i pari në grupin E.
Congratulations to Albania for qualifying for #EURO2024! The U.S. Embassy in Tirana is cheering loudly for Albania! Let’s go #TeamAlbania! ⚽️
*credit: https://t.co/mIcrlkkXcT pic.twitter.com/W7vCqpPfeR
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 18, 2023
/f.s