Shqipëria është në Europian. Kombëtarja ka marrë pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian.
Të gjithë lojtarët festuan së bashku si të ‘çmendur’ për këtë arritje, por festimi që ra në sy ishte ai i Ylber Ramadanit. Ky i fundit u ‘rrëmbeu’ një fanellë tifozëve, e cila mbante portretin e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.
“FESTIM SKANDALOZ! Futbollisti shqiptar Ylber Ramadani , ka festuar kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian duke veshur një xhup me imazhin e terroristit famëkeq shqiptar Adem Jashari, i cili me UÇK-në vrau serbët”, shkruan një gazetë serbe.
/f.s