Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të kualifikohet për herë të dytë në histori në Kampionatin Europian.
Kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani i magjishësm Sylvinho presin tashmë të mësojnë se cilët do të jenë kundërshtarët e tyre në këtë turne fantastik.
Shorti i EURO 2024 do të hidhet në datën 2 dhjetor. UEFA do të organizojë ceremoninë në këtë datë, në orën 18:00, në Hamburg, ku do të mësohet rrugëtimi i secilës skuadrës që është kualifikuar në këtë turne, por edhe atyre që nuk kanë siguruar ende pjesëmarrjen pasi në mars luajnë në play-off.
Shorti do të hidhet me 3 vende të lëna bosh për skuadrat e play-off, të cilat do t’i bashkohen turneut zyrtarisht vetëm pasi të kenë luajtur ndeshjet në mars.
E vetmja skuadër që ka grupin e caktuar është Gjermania, e cila pa short do të shkojë në grupin A në pozicionin e parë.
/f.s