Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme pas tensioneve mes fqinjëve ballkanikë, tha të premten aleanca ushtarake.
Zoti Stoltenberg do të shkojë në Kosovë të hënën për bisedime me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani para se të vizitojë paqeruajtësit e aleancës së NATO-s të vendosur në Kosovë.
Një ditë më pas ai do të qëndrojë në Beograd për një takim me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, njoftoi NATO. Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s vjen në një kohë presioni të lartë Perëndimor ndaj Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe.
/a.d