Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli, duke folur në një lidhje “skype” për emisionin “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, ka analizuar ndeshjen e kombëtares shqiptare me Moldavinë që përfundoi me shifrat 1-1.
Rraklli tha se rezultati mund të kishte qenë ndryshe nëse kombëtarja shqiptare do t’i kishte shfrytëzuar rastet që pati duke shënuar golin e dytë.
“E lamë kundërshtarin të na vinte në vështirësi pas barazimit. Por ishte mënyra sesi e bëmë lojë, se u treguam shumë egoistë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Kishim mundësi ta kishim mbyllur lojën duke shënuar golin e dytë, por i lamë shumë hapësirë kundërshtarit. Na duhej një pikë që të siguronim kualifikimin, e morëm këtë kështu që duhet të jemi të kënaqur”- tha Rraklli.
Sipas ish-futbollistit kjo ishte loja më e dobët që Shqipëria ka bërë në fazën e grupeve dhe se ana fizike e lojtarëve nuk ishte në nivelin e duhur.
“Për mendimin tim ishte loja më e dobët që kemi bërë në këtë fazë grupesh. Duke parë edhe kundërshtarin që kishim përballë, kishim më shumë mundësi. Duhet të shfrytëzonim 2/3 kundërsulme që i patëm, por u treguam egoistë. Edhe ana fizike e lojtarëve nuk ishte në nivelin e duhur”- u shpreh ish-futbollistit.
/a.d
Rakllo, si gjithmonë ke qenë dhe mbetesh LGTB Kavaje, mbasi ja u a heq dera për adet e zakon nahije.
Nuk të pjerdh kush, dhe prandaj bytha jote, flet keq për këtë ekip kombëtar.
Demede, kur ishe ti, ke pas bo “mrekullina”? Nji mut ke pas bo edhe kur ke qenë n’lojë t’topit.
Mos ha mut, se qelbesh erë.