Veprimet e Izraelit në Gaza “tregon për një gjenocid në zhvillim”, deklaruan sot një grup ekspertësh të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara. Mirëpo kjo deklaratë nuk u prit mirë nga ministria e Jashtme izraelite.
“Shkeljet e rënda të kryera nga Izraeli kundër palestinezëve pas 7 tetorit, veçanërisht në Gaza, tregojnë për një gjenocid në zhvillim”, thuhet në deklaratë.
Ekspertët i përshkruan veprimet e Izraelit si “përdorim i armatimit të fuqishëm me ndikime të natyrshme pa dallim, që rezulton në një numër kolosal të vdekjeve dhe shkatërrim të infrastrukturës”, teksa argumentuan se këto veprime nuk mund të justifikoheshin si vetëmbrojtje.
Përgjigjja e Izraelit:
“Izraeli hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Raportuesit Special. Ata që nënshkruan deklaratën fyen viktimat e gjenocidit gjatë historisë. Jemi të përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar humanitar dhe do të vazhdojë të marrë masa për të parandaluar dëmtimin e civilëve në Gaza, Të vetmet akte gjenocidale gjatë këtij konflikti janë ato të Hamasit kur ata masakruan, përdhunuan dhe torturuan njerëz të pafajshëm në Izrael më 7 tetor.”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Izraelit./m.j