Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Quebec ka refuzuar kërkesën për të ekstraduar në Shqipëri Ëngjëll Brahimin, i cili vrau 23 vite më parë një efektiv policie bashkë me fëmijën e tij dhe u dënua në Shqipëri me burgim të përjetshëm
Gjyqtari Alexandre Boucher ka thënë se ekstradimi është refuzuar pasi kishte probleme me provat e paraqitura nga kërkesa e qeverisë për ekstradimin.
Ndërkohë, qeveria shqiptare pretendon se Engjëll Brahimi vrau oficerin e policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8-vjeçar Asllan Braçe, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të vitit 2000. Më 10 shkurt 2023, ky shtetas u zbulua dhe u arrestua në Kanada.
/f.s