Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar qytetarët për 79-vjetorin e Çlirimit të Tiranës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: Gëzuar 79-vjetorin e çlirimit Tirana jonë! Nderojmë dhe respektojmë heronjtë që luftuan për lirinë e qytetit! Sot, jemi krenarë për Tiranën tonë, më e bashkuar dhe më e bukur se kurrë më parë”.
Në këtë ditë të veçantë, Bashkia e Tiranës ka planifikur një sërë aktivitetesh festive.
/a.r