Prokuroria Elbasan ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatë kërkesën për gjykim të 4 të miturve të cilët dyshohet se kanë vrarë 15-vjeçarin, Fatjon Bicin në Gramsh në 16 Maj të këtij viti.
I mituri, Bici u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç. Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur.
Por goditjet me thikë i morën jetën adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.
Të miturit, të cilit dyshohet se kanë kryer aktin kriminal, janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkësën për gjykimin e çështjes penale nr.523, viti 2023 në ngarkim të
1. E.K.
AKUZUAR: Për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 germa “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit M.L, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal.
2. S.M.
AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit M.L., parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur ne fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H, pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave përforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal.
3. O.Ç
AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentatives ndaj të miturit M.L, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave perforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal.
4. Xh.Ç.
AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativsës ndaj të miturit M.L., parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave përforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal,
Faktet objekt hetimi i përkasin ngjarjes së datës 16.05.2023, ora 13:30, ku nga Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh, është dhënë njoftimi për një person të plagosur me mjete të mprehta, në Lagjen “Sporti 2”, Gramsh, ku i dëmtuari është dërguar për në Spitalin Gramsh. Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë për të verifikuar informacionin. Po kështu, janë dërguar shërbimet e policisë në Spitalin Gramsh, ku është mësuar se personi i plagosur, shtetasi F.B, rreth 15 vjeç kishte ndërruar jetë. Ndërsa autorët e dyshuar, të cilët ishin të mitur, kanë lëvizur në drejtim të rrugës pedonale të qytetit, për në drejtim të lumit Devoll. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ku kanë bërë kapjen e tyre në flagrancë në Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit të Ndërtimit dhe më pas shoqërimin e tyre në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gramsh.
Të miturit në konflikt me ligjin janë hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpunim me policinë gjyqësore të DVP Elbasan.
/a.r