Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, ka zhvilluar sot një takim me gratë anëtare dhe simpatizante të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD të degës Nr.5 në Tiranë.
Kryetarja e LDGSH-së, Vokshi, nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook, shprehet: “Politikat e qeverisë Rama po ia shtojnë çdo ditë hallet qytetarëve me rritjen e çmimit të dritave, te ujit, rritjen e taksave, tarifave qendrore e vendore, pushimet mavive nga puna, ulja e rrogave e pensioneve, mungesa e shendetësisë falas, që rëndojne me se shumti në supet e grave e vajzave shqiptare”.
Vokshi shprehet se mbeshtesim premtimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ne Berat, që do çbëjë çdo politike antigrua kur PD të vijë në pushtet, si dhe përshëndesim nismën për Këshillin Kombëtar të PD-së për kuoten 35% për të rinjtë si kandidate për deputete ne 2017.
“Por i kërkova kryetarit Basha që PD t’i bashkangjitet nismës së OKB me sloganin “Speed it up for gender equality!! (50:50 deri ne 2030. Shpejto për barazi gjinore). Ndaj i ftova të gjitha gratë të mos heshtin, por të ngren zërin e te protestojnë çdo ditë, ne çdo qytet, për të drejtat e tyre. Veç nga gratë mund të vijë ndryshimi në Shqiperi”, shkruan Vokshi.