Këngëtarja, njëkohësisht edhe edhe një nga personazhet e njohura të botës së spektaklit, Jonida Maliqi, e cila tashmë është në rolin e trajneres në jurinë e “The Voice of Albania 5”, mbrëmë dukej fantastike. Ajo tashmë njihet për stilin e saj unik, por natën e mbrëmshme me sa duket inspirim për të ishte ylli 35 vjeçar Kim Kardashian. Jonida kishte të veshur të njëjtin fustan me të cilin Kim u shfaq vite më parë. Megjithatë, edhe në trupin e këngëtarës shqiptare, ky fustan rrinte bukur.