Prej disa javësh qëllimi i Rithemelimit ka qenë të krijojë kaos në Kuvend dhe në komisione parlamentare, duke penguar zhvillimin e seancave normale.
Shumë aktorë janë shprehur se kaosi i Rithemelimit në të vërtetë nuk ka të bëjë me ngritjen e komisioneve parlamentare siç pretendon ata, por revolta lidhet me betejën e Sali Berishës me drejtësinë.
Por si do të ndikojë ky aksion i ri i opozitës? Në sondazhin e Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e qytetarëve mendojnë se aksioni Rithemelimit po e dëmton opozitën.
Të pyetur a mendoni se strategjia e re e opozitës për bllokimin e aktivitetit të parlamentit do t’ia shtojë përkrahjen në elektorat vetëm 13.5% ose 275.000 qytetarë janë përgjigjur “po”. “Anoj nga po” janë shprehur 8.1% ose 165.000.
78.4% janë përgjigjur “jo”, ky aksion nuk do ia shtojë përkrahjen opozitës.
/a.d