I vëllai i 30-vjeçares ka hedhur akuza se shoku i tij i ngushtë, që e quante vëlla, e ka alkoolizuar motrën e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Aleksi pretendoi se shoku i tij gjatë kohës që fliste me 30-vjeçaren kishte lidhje të tjera dhe se kur është larguar jashtë vendit është bërë baba edhe i një fëmije tjetër.
Por këto akuza janë hedhur poshtë nga ky i fundit, i cili pretendon se marrëdhënia me 30-vjeçaren ka qenë konsensuale, madje edhe nëna e vajzës ka qenë në dijeni që ajo ishte në hotel me të.
Por vëllai i 30-vjeçares u shpreh se nuk do ia falë këtë gjë shokut të tij duke kërcënuar “ose do të më vrasë, ose do e vras”.
Nëna e mbajti shtatzëninë të fshehtë dhe e lindi foshnjën mëngjesin e 8 nëntorit në bodrumin e pallatit në Yzberisht Tiranë. Ajo e braktisi të porsalindurin aty dhe u largua në banesën e saj. Djali u gjet disa orë më vonë por ndërroi jetë një ditë më pas në spital (9 nëntor).
Përplasja LIVE:
I vëllai: Ka qenë lidhur me shokun tim. Motrën e ka alkoolizuar dhe më pas ka bërë ato gjëra. Motra më tha që më ka dhënë alkool. Ai kishte lidhje me dikë tjetër nga Lushnja, ka vajtur atje jashtë ka bërë fëmijë tjetër.
Ashtu kemi marrë vesh ne gjërat. Pse ma bëri këtë mbrapa shpine, të mos më alkoolizonte motrën. Motra i ka thënë që jam shtatzënë, por ai i ka thënë që nuk më intereson
Ish i dashuri: Nuk kam fëmijë tjetër. Bashkëjetoj me një vajzë të huaj, kur e kam takuar ka qenë 8 muajshe shtatzënë. Unë s’kam fëmijë. Kam pas folur në rrjete sociale me vajza të tjera, por kur kam njohur Gentën, i kam bërë bllok.
Ka ardhur me dëshirë, nuk ka qenë e alkoolizuar. Nëna e dinte që vajza ishte në hotel me mua. Kam telefonatën që më mori nëna e saj sepse Genta e fiku telefonin.
I vëllai: E ka alkoolizuar, ka shkuar tek banaku ka paguar lekët dhe ka kryer marrëdhënie me të. Më ke quajtur vëlla dhe nuk mund të ma bëje mua këtë. Ai e dinte që unë flisja me të.
Ish i dashuri: Ajo ka ardhur me dëshirë, siç më thoshte se të dua shumë
I vëllai: Ose do të më vrasë, ose do e vras./m.j