Analisti Frrok Çupi komentoi në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa vendimin e gjykatës së Strasburgut për “21 Janarin”. Ai theksoi se me këto zhvillime, qytetarët shqiptarë do të mund të shohin atë që kanë pritur prej kohësh, vënien para drejtësisë të përgjegjësve të kësaj ngjarjeje.
Duke përmendur çështjen e kompleksit Partizani, Gërdecin si dhe 21 Janarin, analisti shtoi se kësaj liste të dosjeve të mëdha mund t’i shtohet edhe ajo e ’97-ës.
“Kjo është ombrellla juridike, ligjore dhe hetimore e tri dekadave të politikës që ka kryer krime në Shqipëri. Përmendët tre çështjet më të mëdha, por ndërkohë përgjithësisht është fshehur në lajme, për arsye të një mos perceptimi të thellë, ka nisur rihapja e krimit të ’97 me çështjen e Kuçovës, rigjykimin. Do të thotë se atje ka një vendim të gjykatës së Lartë, dhe zakonisht vendimet e kësaj gjykate, janë precedentë, që domethënë se e tërë çështja e ’97-ës do të hapet pas këtyre.
Po ndodh një gjë që realisht njerëzit e kanë pritur dhe kërkuar, të etur për drejtësi por ndërkohë kishin humbur shpresat se një ditë do të gjykohen për këto çështje. E para, se e shikonin autorin shumë të fuqishëm dhe të dhunshëm siç ishte qeveria Berisha dhe vetë Berisha dhe e dyta se kurrë nuk kishin parë një drejtësi të vërtetë që iu shkon gjërave në thelb, ku ka të bëjë me kryetarin e shtetit. Në këtë rast, krimi nuk është si çdo krim i vrasjes, i vjedhjes, ky është një krim që nuk mund të fshihet për arsye se autori është shumë i madh, është shteti. Jemi i vetmi shtet në hartën e Evropës pas ’45 që shteti kryen krime kundër njeriut.”, u shpreh Çupi./m.j