Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hil Curri i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama ku shpreh dëshirën që të presë në këtë qytet refugjatët që pritet të mbërrijnë në vendin tonë pas marrëveshjes të nënshkruar me Italinë.
Në një lidhje me Skype për “News Line”, Curri, i cili doli nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, thotë se këtë kërkesë e ka bërë për arsye humane, pasi të gjithë shqiptarët janë gjendur në të njëjtën situatë, kur kanë emigruar në vendet e BE.
Curri theksoi se kampet nuk do bashkohen me komunitetin, kjo do të bëjë që çdo qytetarë ta dijë dhe më shumë rëndësinë që kanë ato.
“Unë kam drejtuar një kërkesë që ka në thelb pjesën humane. Në pozicionin e kryetarit të bashkisë, unë do të them dy fjalë, pasi vij nga shoqëria civile. Kam dalë me koalicionin Bashkë Fitojmë dhe mosreagimi im mendova që ishte gjëja që ne si komunitet do të kemi lidhje me pjesën humane ndër vite. Kjo është me vëllezërit tanë kosovarë, me hebrenjtë, me italianët gjatë luftës. Kështu që kjo është pjesë humane.
Duke ndjekur me vëmendje pjesën e kampeve të mbyllura që nuk kanë lidhje me komunitetin dhe duke ditur rëndësinë që kanë kampet e mbyllura, duke bërë një sensibilizim qytetar për ta.
Shkresa ime drejtuar të gjithë institucionet, pasi duke filluar nga unë dhe çdo vajzë dhe djalë është prit nga vendet e unionit të BE. Ne kemi për detyrë ata njerëz që në këtë moment presin një reagim nga shoqëria shqiptare.
Kryeministri e shpjegoi live në intervistë dhe bëri mirë që nuk e përfshiu anën politike. Pasi kjo është çështje humane që i përket çdo kryebashkiaku. Unë si kryebashkiak mbroj interesat e qytetarëve”, tha ai./m.j