Nuk është depresion, apo ankth, megjithëse ndonjëherë mund të shfaqet me simptoma të tilla të njohura. Shpesh shfaqet si simptomë e herë si një çrregullim kronik që të shkëput plotësisht përgjithnjë nga realiteti. Ndikimi i tij shkatërrues te ndjenja e vetvetes tek një individ nënkuptohet në vetë emrin e tij.
Depersonalizimi. – i shkëputur nga vetja / i prekur nga shkëputja.
çfare ndodhi? çfare po ndodh?
…. ju ndan dhe shumëfishon arsyetimin për të besuar se asnjë nga këto nuk është reale, gjë që mund të barazohet me faktin se ju nuk jeni, mirë.
Derealizimi: çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo?
Çrregullimi i Depersonalizimit/Derealizimit (DDD) është një lloj çrregullimi Disociativ që përbëhet nga ndjenja të vazhdueshme ose të përsëritura të të qenit i shkëputur nga trupi ose proceset mendore, zakonisht me një ndjenjë të të qenit një vëzhgues i jashtëm i jetës së dikujt (depersonalizimi) ose i shkëputjes nga e dikujt..
Në 27 vendet e BE-së, vendet me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga çrregullimet mendore janë Britania e Madhe, Gjermania, Holanda, Suedia, Danimarka dhe Portugalia, Belgjika, Finlanda, Hungaria, Malta dhe Spanjën.
Shkalla e prevalencës së DDD është rreth 1%-2% në gjithë popullatën e përgjithshme, ku Gjermania e Britania duket se kanë prevalencat më të larta. Eshtë më i përhapur tek adoleshentët dhe të rinjtë, si dhe tek pacientët me çrregullime psikologjike.
Është një eksperiencë e frikshme sepse personi sheh veten jashtë trupit e ndjen se gjërat përreth nuk janë reale / ose të dyja njëherësh. Ndjenjat e depersonalizimit dhe derealizimit mund të jenë shumë shqetësuese. Ju mund të ndiheni sikur po jetoni në një ëndërr.
Shumë njerëz mund të kenë një përvojë “jashtë trupit”, të ndihen të shkëputur në momente të caktuara ose të kenë një perceptim të shtrembëruar për veten dhe rrethinën e tyre. Por kur ajo bëhet e vazhdueshme dhe penguese, dhe ndjenja se jeni në një gjendje të vazhdueshme si ëndrra ndërhyn në marrëdhëniet, punën ose jetën tuaj të përditshme, bëhet një çrregullim që kërkon vëmëndjen klinike të profesionistëve.
Njerëzit mund të kenë simptoma depersonalizimi ose derealizimi, ose edhe një kombinim i të dyjave. Ata janë shumë të ngjashëm, me vetëm disa dallime të vogla.
Simptomat e Depersonalizimit përfshijnë:të shkëputur nga trupi juaj fizik, vetja ose mendimet, sikur të ishit një vëzhgues i jashtëm; ndjesi mpirje emocionale e fizike, nuk i beson kujtesës tënde, ndjesi robotike, mekanike ose automatizimi.
Simptomat e Derealizimit përfshijnë: ndjesinë sikur je në një ëndërr ose në një film dhe jeni të shkëputur nga bota e jashtme si në mjegull ose duke parë përmes një pengese xhami, shtrembërime në mjedis, perceptimi i kohës, hapësirës dhe distances; shprishje e trajtave e kontureve, ndjesi shkëputjeje emocionale nga njerëzit e dashur, ndjenja sikur botës i mungon thellësia ose kuptimi.
Shkaqet e mundshme të Simptomave të DDD:
– Trauma ose abuzim i rëndë gjatë fëmijërisë ose si i rritur.
– Stresi ekstrem në situata personale ose në punë.
– Depresioni ose Ankthi kronik.
– Përdorimi i substancave të paligjshme.
Trajtimet për çrregullimet e DDD përfshijnë kryesisht psikoterapi dhe farmakoterapi. Meditimi, ushtrimet e frymëmarrjes dhe relaksimi progresiv i muskujve mund të ndihmojnë në menaxhimin e ankthit dhe stresit, të cilat mund të kontribuojnë në simptomat e depersonalizimit-derealizimit. Një mënyrë jetese e shëndetshme me ushtrime të rregullta, gjumë të mjaftueshëm, një dietë të ekuilibruar dhe teknika të menaxhimit të stresit mund të ndihmojnë me mirëqenien dhe simptomat.
Çrregullimi i depersonalizimit-derealizimit mund të ndikojë në aspekte të ndryshme të jetës, prandaj njohja e profilit klinik konsiderohet mjaft e rëndëssihme për psikoedukimin e gjuthësecilit me qëllim parandalimin e mbajtjen në kontroll të simptomave.
“Disocimi/shkëputja ju bën të përjetoni një eksperiencë shumë të frikshme, duke i lënë aftësitë tuaja bazë të mbijetesës të lira të funksionojnë të papenguara… Aftësia juaj për të mbijetuar rritet ndërsa aftësia për të ndjerë zvogëlohet… Të gjitha ndjenjat janë të bllokuara; ju ‘largoheni’. Jeni të shkëputur nga akti, autori dhe vetvetja… Shikimi i skenës nga lart ose ndonjë këndvështrim tjetër jashtë trupit është i zakonshëm në mesin e të mbijetuarve të abuzimit seksual dhe atyre të dhunës.”― Renee Fredrickson, Kujtimet e ndrydhura: Një udhëtim drejt rikuperimit nga abuzimi seksual.
#psikoedukim #mirqeniemendore #shendetmendor
Përgatiti: Rudina Koromani, Psikologe Klinike