Një ngjarje jo e zakontë është regjistruar në Itali. Një 60-vjeçar shqiptar, ka tentuar t’i vërë zjarrin Prokurorisë në Monzë. Ngjarja është regjistuar mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 07:00.
Burri ka spërkatur me rreth 5 litra benzinë tokën dhe ka tentuar t’i vendosë zjarrin. Sapo kjo ngjarje është diktuar nga roja, ai ka vënë alarimin. Ndërhyrja nga ana e policisë ka qenë e menjëhershme, të cilët kanë bërë të mundur edhe arrestimin e 60-vjeçarit.
Mediat italiane raportojnë se burri kërkonte drejtësi për një çështje civile, të lidhur me vendin e tij të punës.
60-vjeçari është dërguar në komisariat ku do të merret në pyetje.
/a.r