Pak orë pasi Edi Rama ka sqaruar firmën e tij si kryebashkiak tek cështja e ish-kompleksit Partizani, ka ardhur edhe reagimi i personit nën hetim, Sali Berisha.
Ky i fundit ka mbledhur në mesditë me urgjencë mediat duke akuzuar ish-kryebashkiakun Rama si person që shkelur ligjin duke firmosur.
Berisha tha se ligji për sportin nuk lejonte kthimin e terrenit sportiv në terren urban.
Mirëpo kreu i Rithemelimit pranon kështu se dhëndri i tij paska përfituar një truall me shkelje ligjore. Që jo vetëm s’ka ndërmend ta dorëzojë mbrapsht, por përkundrazi po kundërshton masat e sekuestros ndaj kësaj pasurie.
javanews/a.rada