Grupi hetimor i Policisë së Sarandës ka mundur të gjejë pjesët e tjera të trupit të groposur në fshatin Xarrë të Sarandës.
Pas kokës që u gjet mbrëmjen e së martës, sot është gjetur edhe trupi i groposur disa metra më tutje në të njëjtin vend.
Mbetjet kockore në proces dekompozimi, por që janë evidentuar inde, janë dërguar në laboratorin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.
Dyshohet se trupi është groposur gjatë muajve të fundit.
/a.r