Avokati Beqiri tha në emisionin “3D” në RTSH, se, “Sali Berisha është frymëzuesi, urdhëruesi dhe personi që bëri 21 janarin”.
Sipas tij, Berisha këtë e ka pranuar me gojën e tij, sepse e ka thënë që nëse do të futeshin brenda rrethimit, unë do kisha vrarë edhe 100 apo 200 veta”
“Sali Berisha së bashku me njerëzit e tij , me arkivolin e Hazem Hajdarit , thyen derën e Kryeministrisë dhe qeveria e asaj kohe në 14 shtator 1998 nuk vrahu asnjë njeri. Në asnjë protestë që ka bërë PD , nuk është plagosur askush. Berisha ndërtoi alibi kur thoshte që qitja është bërë nga afër, kishte çadra pistoletë, e thika me helm”, theksoi ai.
Janë këto që implikojnë Berishën sipas avokatit Beqiri, që e bëri të zhduk kamerat e Kryeministrisë për të fshehur gjurmët.
/a.r