Hetimet për aferën CEZ-DIA kanë çuar në dyert e SPAK deputetin Agron Çela. Ky i fundit është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t’u marrë në pyetje për këtë aferë që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 mln euro.
Deputeti Agron Çela aktualisht është pjesë e grupit të Partisë Socialiste, por më parë ka qenë deputet i Partisë së Lirisë dhe një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës.
Çela është thirrur një javë pasi Prokuroria e Posaçme mori në pyetje për këtë aferë Ilir Metën. Ky i fundit i cilësoi hetimet si një telenovelë dhe hodhi akuza se çështja po përdoret politikisht nga Edi Rama me kallëzues të rremë, referuar këtu juristit Romeo Kara.
Pak muaj më parë mediat shkruanin se Meta gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, ka folur për një kontratë që dyshohet se një kompani e Agron Çelës ka pasur me Kastriot Ismailajn. Bëhet fjalë për një shumë 1.5 milionë euro që dyshohet se Ismailaj i ka transferuar Agron Çelës.
/a.r
Agron Çela del nga SPAK: Isha për punët e mia! Ilir Metën e njeh e gjithë bota…