Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për mediat italiane për çështjen e marrëveshjes për marrjen e emigrantëve. Në një intervistë për RAI 2, ai tha se është normale që të ketë larmi pikëpamjesh pasi nuk ka një përgjigje të përbashkët as në BE dhe as brenda partive politike.
Rama u shpreh se nuk do të ketë një Guantanamo në Shqipëri duke siguruar do të jetë një qendër pritjeje siç kërkohet nga rregulloret e BE-së.
“Shqipëria nuk mund të ofrojë zgjidhjen, por mund t’i japë një dorë. Të gjithë duhet të vrapojmë në të njëjtin drejtim. Mbyllja është e padobishme, por edhe hapja pa dallim mund të çojë në pasoja të rrezikshme”, u shpreh Rama.
/a.r
O Edi! The që i kemi borxh Italisë…Kur vajtëm në Itali,shteti shqiptar nuk kishte blerë tokë atje për të ndërtuar kampet e refugjatëve shqiptarë.Kush të jep të drejtën Ty,t’i japësh tokë shqiptare Italisë për të ndërtuar kampe ?! Ç’kujtom Ti,se Shqipëria është mall pa zot?!Reflekto o i sëmurë për mend,që ke delirin e madhështisë….Atë që i ke bërë ti, popullit shqiptar,s’ia ka bërë asnjë pushtues..
Rama nuk ka bere ’96, as ’97, as ’98, as nuk ka furnizuar Milloshevicin me nafte, as Gerdecin nuk e ka bere, as 21 Janarin, as Marreveshjen e Detit me Greqine, etj. Pra Rama as nuk ka vrare njeri dhe as nuk ka tradhetuar interesat kombetare. Nuk po them se nuk ka bere gabime, shume madje.
Nuk shitet toka o Tunxh!
Por Rama po jep mesazhin se si duhet të sillet Europa e BE-së. Kundrejt atyre mjeranëve që gati 30.000 syresh janë mbytur deri tani në Mesdhe. Ajo Europë, që trumbeton se Shqipëria nuk mund të garantojë të drejtat e njeriut, mundi të presë Muxhaedinë, dhe Afganistanë në ndërtesa me 5 *****, dhe jo në kampe përqëndrimi. Të tipit Lampeduza, ishullit Lezbo, apo diku tjetër që është tmerri i njerëzimit dhe njerzitllëkut.
Por dhe një mundësi e bujqërve pranë zonë për të shitur produktet bazë ushqimorë për ta.