Analisti Ilir Demalia i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për cështjen më të përfolur të momentit, CEZ-DIA. Ai tregoi se Ilir Metës i është kapur një transfertë parash nga CEZ-i te LSI-ja.
“Tani flitet që Ilir Metës i është kapur një transfertë parash nga CEZ-i te LSI-ja. Po shtëpia që bëri në Lalëz? Me çfarë parash? Ky është skandal. Mafia mban një profil të ulët që mos bjerë në sy, dalin me makina normale. Kurse këta bëjnë karshillëk me paren e vjedhur të shtetit. Këta janë më keq se mafia.
Djali i Berishës është si çuni i sheikëve. Këta nuk kanë minimumin e ndërgjegjes, se edhe hajdutët e kriminelët e kanë një pikë ndërgjegjeje brenda, por këta nuk kanë fare.”, tha Demalia/m.j