Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon dënimin me 4 vite burg për Joana Duron, ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e akuzuar për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore”.
Duro akuzohet nga SPAK për marrjen e një ryshfeti prej 330 mijë lekë, për të favorizuar një shoqëri në një procedurë tenderuese për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.
Për të bashkëpandehurën e saj, Laura Shteto, specialiste e nivelit të lartë, SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurit Vladimir Topi dhe Silvi Shehu, Spak ka kërkuar deklarim të fajshëm dhe dënime respektive me 2 vjet dhe 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurve iu ulet 1/3 e mazës së dënimeve të kërkuara.
/a.r