Një 40-vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në kryeqytet në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, pasi në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë.
Në pranga ka rënë 40-vjeçari A.K. nga Fushë-Kruja. Ai u ndalua në rrugën “Vangjel Noti” teksa drejtonte automjetin. Punonjësve të policisë i paraqiti një patentë me gjeneralitete të një personi tjetër, ndërsa vetë nuk posedonte leje drejtimi.
Gjithashtu në makinë iu gjet edhe një pistoletë me municion luftarak.
40-vjeçari u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
/f.s