Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në shtetin grek. Në përgjigje që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Hajdari është dënuar me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë.
Sipas vendimit, Hajdari është dënuar me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë me vlerën e 1500 dhrahmive, vendim i marrë më 23 qershor të vitit 1999.
Vendimi i Zyrës së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme tanimë është në “duart” e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cilit pritet që gjatë mbledhjes së të martës të vendosë për mandatin e socialistit Hajdari, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Kuçovës më 14 maj.
Shqyrtim-i-rezultatit-te-verifikimit-te-P.P-per-subjektin-vetedeklarues-z.-Kreshnik-Riza-Hajdari
Paska kaluar ne menyre te paligjeshme kufirin ne moshen 17 vjec sic qindra e mijra shqiptar, dhe qenka denuar me gjobe 1500 dhrami. Pra gjysme dite pune, pasi ne ate kohe atje paguheshin mesatarisht 3000 dhrami ne dite. Kesaj i thone te kriminalizosh njerezit kot me ligj, cfare tmerri!