Në rubrikën “Trotuar” të e “Diell” këtë javë është folur për të bukurën. A kanë frikë burrat nga femrat e bukura?
Në përgjigje, avokati Spartak Ngjela ka çuditur panelistët kur tha se ‘nëse femra do të ishte e bukur, do të binte në dashuri’. Problemi nuk është intelekti, tha avokati, por fjala. Mënyra e të shprehurit të femrës, sipas Ngjelës, është ajo që bën për vete ose largon një mashkull.
Ronaldo: Po anasjelltas, femrat a tremben nga meshkujt e zgjuar?
Kristi Dragot: Në të njëjtën retorikë, femrat shqiptare nuk duan një mashkull dominant në krah.
Belinda Dragot: Jo absolutisht, unë nuk jam dakord me këtë gjë. Meshkujt shqiptarë kanë një ego të atillë që nuk e duan femrën dominante.
Kristi Dragot: Nuk i tërheq, sikurse nuk të tërheq ty një person që nuk është dominant në një marrëdhënie apo një sjellje.
Belinda Dragot: Jo thjesht duan që partneren e tyre ta nënshtrojnë dhe të jenë ata që të dominojnë.
Manushi: Ajo e lidhi shumë bukur me dominancën.
Kristi Dragot: Duhet të jesh inteligjent pa të ketë dominancë. Pra është kombinim i të dyjave.
Belinda Dragot: Por unë këtë po them. Shumë femra inteligjente janë edhe dominante sepse arrijnë të krijojnë atë pavarësinë e tyre ekonomike. Dhe kjo gjë i tremb meshkujt shqiptarë, pavarësia e një femre i tremb sepse mendojnë se në qoftë se ata mund të bëjnë një gabim ajo nuk do t’ua fal.
Manushi: Klea pse tu duk ty kjo e avokatit pak histori maskiliste?
Klea Molla: Mu duk shumë sepse avokati tha se meshkujt nuk interesohen fare për intelectin e një femre, por thjesh se çfarë ofron ajo nga ana erotike. Nga ana biologjike kjo tregon se çfarë vlerësimi keni ju për femrat. Mënyrën se si ju i shikoni ato.
Ngjela: Çfarë the? Pyetja si është?
Erjola Doçi: Zoti Ngjela, ju shpesh keni tronditur medien me deklaratat tuaja për përdhunimet. Po ju, a tronditeni nga femrat e zgjuara aq sa trondisni publikun me deklaratat tuaja të forta.
Ngjela: Po të jetë e bukur, bie në dashuri.
Dea Vieri: Më vjen shumë keq që ai e kufizon vajzën vetëm në këto linja.
Ngjela: A më pytetët mua tani, unë po jap timen. Mund të jem edhe i gabuar, por po të jetë e bukur dhe seksi, pra erotike, unë bie në dashuri. Por dashuria varet nga potenca e brendshme që ka burri dhe duhet ta ketë mobilitet permanent.
Dashuri, dashuri, dashuri, sa herë të kapi, por kryesorja është mënyra e të shprehurit të saj. Intelekti pa fjalën nuk vlen. Isha njëherë në një leksion dhe më thotë një femër, jepi zgjidhje kësaj, ku qëndron thelbi. Ta them unë i thash, ‘bën dashuri me memec ti?’, ‘Jo’ më tha. Atëherë mbaron historia. Fjala është kryesorja.