Një luan i arratisur nga cirku shkatoi frikë dhe panik tek qytetarët pranë Romës, në Itali, një natë më parë.
Kafsha e eger shpëtoi nga një cirk në Ladispoli gjatë orëve të pasdites dhe vijoi xhiron në qytet.
Pamjet e tij të filmuara nga banorët e zonës duke ecur i qetë nëpër rrugë e trotuare pranë banesave, kanë bërë xhiron e rrjetit.
Pas arratisjes autoritetet dhane alarmin ndërsa i bënë thirrje qytetarëve të qëndronin brenda banesave të tyre.
Për kapjen e tij u krijua qendra komanduese logjistike dhe u mobilizua policia dhe zjarrfikësit. Një helikopter u vendos në dispozicion gjithashtu.
Aksioni zgjati për rreth 7 orë kur veterinerët e neutralizuan me plumba anestezie dhe e lidhën për ta rikthyer atë sërish në cirk.
/f.s