Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në News24, foli për një nga dosjet më të nxehta të SPAK, për aferën CEZ-DIA.
Ajo u shpreh se Prokuroria e Posaçme po ndjek një strategji të re, duke hetuar edhe njerëzit afër kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, si dhe po sheh lëvizjet bankare.
Më tej ajo deklaroi se hetimi ndaj Metës është në fazën finale dhe se së shpejti pritet vendimi.
“Kemi dy ish-zyrtarët të CEZ të cilët janë duke u gjykuar. Janë marrë dy dëshmi, një prej tyre është ai i Elvis Matës. Ish-presidenti Meta i ka sulmuar të dy, nëse mund të përdor këtë fjalë duke ngritur dyshime për personalitetin e tyre. Por Prokuroria nuk ndalet te personaliteti, por te kallëzimet, provat.
Është një strategji ndryshe që po ndjek Prokuroria. Meta pretendon se s’ka asnjë rol në këtë aferë. Prokuroria po heton dyshimet për ndikim dhe përfitimet, nëse ka marrë. Janë duke u parë lëvizjet bankare dhe janë duke u hetuar. Meta e sheh këtë sulm si politik duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.
Në Prokurorinë e Posaçme tashmë janë disa dosje të nxehta, janë shumë çështje njëherazi. Hetimi për Metën është në fazën finale dhe do dalin rezultatet. Brenda një kohe të shkurtër do marret një vendim.”, tha gazetarja./m.j
Po Meta a e solli floririn në Krrabë e arrestuan një dhe e dënuan po floriri është në qendër të Londrës Hotel Meta me Pesë Yje po ky duhet ti varësi fëmijtë për këmbëshpejtë me kokën poshtë e Meta me Monën duke i par duhet hetuesi jo a mos ti ku i ke vendosur florinjtë me kë i ke ndarë sa ke marrë ti dhe sa ju ke dhënë të tjerëve etj…etj…
Pasuria ti merret ti shperndahet popullit fukara qe luftojne per te siguruar vaktin tjeter .Se po i moren skllavopronaret ska gje per popullin fukara
Sekuestro për pasurinë e vjedhur nga ky mostër. Model I vjedhjes , e kanë zili dhe kriminelët .
Mos I ka dhene ca si SHUME RRAMES se Surrelit dhe AI si KADAFI I ka groposur Aty Ne Surrel (e kam fjalen)…Ka SHUME prej tyre qe jane antike ( te gjyshit tim qe ja sekuestroi Enver Derri te cilat ne mbesat dhe niperit e tij I duam. I DUAM , I DUAM , DHE PIKE qe iu RENTE mu ne koke ky mallkim.!!)