Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, por ndryshe nga 2 deputetë të tjerë të PS, që po përballen me drejtësinë për çështjen e incineratorëve, Arben Ahmetaj nuk hoqi dorë nga mandati i deputetit.
Ai sot figuron ende si deputet i grupit parlamentar të PS dhe do të vazhdojë si i tillë derisa mandati i tij të skadojë, rreth muajit janar 2024.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i pohoi gazetares Elona Meço në emisionin “Pa censurë”, se për Arben Ahmetaj nuk do të ketë një vendim përjashtimi.
Pjesë nga intervista për emisionin “Pa censurë”
Elona Meço: Ju keni në grupin tuaj parlamentar z. Arben Ahmetaj, i cili është në kërkim ndërkombëtar. Përse është ende anëtar i grupit, kur më parë keni pasur eksperiencë përjashtimi me Saimir Tahirin dhe Armando Prengën?
Blendi Klosi: Nuk ka pasur përjashtim, ka pasur dorëheqje. Është një çështje që po e gjykon drejtësia. Nuk gjykojmë dot ne për mandatin e zotit Ahmetaj.
Elona Meço: Jo për mandatin, për përkatësinë e tij në grupin tuaj parlamentar.
Blendi Klosi: Është një çështje që nuk ka të bëjë me PS. Është një raport i vetë zotit Ahmetaj me drejtësinë dhe ai raport do të zgjidhet nga organet ligjzbatuese.
Elona Meço: Pra ai do te vazhdojë të jetë anëtar i grupit derisa t’i mbarojë mandati?
Blendi Klosi: Për aq kohë sa e ka mandatin nga legjislacioni në fuqi.
/a.r
Prova