Një çift shqiptar përfundoi në prangat e policisë së Veronës në Itali, pasi u kapën me 4 kg kokainë të pastër. Droga ishte e ndarë në formën e tabletave me stampën me mbishkrimin “King”.
Në banesën e çiftit shqiptar në Reggio Emilia janë gjetur edhe 110 mijë euro kesh si dhe një pistoletë tip “Glok 45” me 191 plumba.
Vetën pak kohë më parë, çifti shqiptar ishte ndaluar nga policia italiane për një kontroll rrugor rutinë, teksa në automjet u janë gjetur 88 mijë euro, para të cilat çifti nuk ka mundur t’i justifikoj prejardhjen. Hetimet e policisë italiane kanë zbuluar jetën luksoze të tyre edhe pse të dy rezultonin të papunë.