Ndonëse, të hënën e 13 Nëntorit, në orën 12:00 ishte planifikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ky takim është anuluar.
Në këtë mbledhje, pritej që i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE Luigi Soreca të prezantonte Progres-Raportin e BE për vitin 2023.
Ende nuk dihet se kush e ka kërkuar anulimin e kësaj mbledhjeje, por ajo që dihet është se tashmë Ambasadori Soreca nuk do të ketë mundësi të raportojë në Kuvend mbi raportin për Shqipërinë.
Duket se vendosmëria e deputetëve të opozitës për të mos lejuar funksionimin normal të Kuvendit deri në plotësimim e kushteve të tyre për respektimin e të drejtave kushtetuese, ka detyruar Kuvendin të njoftojë anëtarët për anullimin e mbledhjes.
Përmes një emaili zyrtar anëtarët janë njoftuar se mbledhja e planifikuar anulohet.
Këshilli Kombëtar i Integrimit bashkëdrejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe deputeti socialist Toni Gogu, si dhe ka në përbërje kryetarët e grupeve parlamemtare, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.
Në Progres-raportin për Shqipërinë, ndër të tjera evidentohej edhe fakti se Komisionet Hetimore janë një drejtë kushtetuese e opozitës dhe se përjashtimi i deputetëve të opozitës është një akt i paprecedent./m.j
Agjenda që pritej të zhvillohej të hënën: