Vazhdon transferimi i lojtarëve shqiptarë në futbollin italian.
I fundit që ka firmosur në Itali është futbollisti i Vllaznisë, Arlind Kalaja, i cili ditën e sotme ka firmosur për ekipin Pescarës në Itali.
Sulmuesi i talentuar shkodran do t’i bashkohet Ledian Memushajt në Serie B, ku lojtari i Kombëtares është edhe kapiteni i kësaj skuadre.
Ai pritet që të jetë njeriu që do të ndihmojë Kalanë të ambientohet me ekipin e ri.
Kontrata e firmosur mes palëve është dy vjeçare.