Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar në rrjetet sociale pasi sherrit me kolegun e tij të djathtë, Kreshnik Çollaku.
Sula thotë se nuk mund ta pranojë dot viktimizimin e rremë dhe keqpërdorimin nga mazhoranca.
Ai u shpreh se gjithçka ndodhi pasi i bëri me dije Çollakut se si i djathtë që është po i shërben PS-së duke plotësuar kuorumin e Komisionit për Çështjet Europiane.
“Këto kërkesa të drejta duhet të mbështeten nga çdo deputet opozitar. Por sot në ndihmë të arrogancës së mazhorancës, për të plotësuar qëllimet e PS për normalitet parlamentar u vetofrua edhe një koleg deputet i djathtë. Që në nisje të Komisionit te Integrimit Evropian ia bëra të qartë kolegut duke iu drejtuar në konfidencë në emër që po plotëson kuorumin dhe po i shërben Partisë Socialiste. Por si përgjigje mora sharje dhe sjellje shpifëse nga i njëjti koleg që nga një foltore u viktimizua dhe foli për dhunë, njëlloj si Erjon Braçe apo të tjerë socialistë. Nuk jam marrë dhe nuk merrem me asnjë deputet të opozitës, por viktimizimin e rremë nuk mund ta pranojë dot. As keqpërdorimin nga mazhoranca nuk mund ta tolerojmë. Provokimi i kolegëve opozitarë, duke u bashkuar me deputetët socialist për ti bërë kuorumin e mbledhjes, është akti më i shëmtuar i dikujt që është në Kuvend me votat e opozitarëve. Në vend që të bashkohet me deputetët e opozitës për të drejtat kushtetuese të opozitës, i bashkohet korit të rremë të socialistëve për dhunë imagjinare, që as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodh”, tha Sula.
/a.r
Videon e sherrit të plotë mund ta ndiqni më poshtë: