Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit teksa deputetët demokratë janë përplasur me njëri-tjetrin.
Ka qenë një debat mes Dashnor Sulës dhe Kreshnik Çollakut, shkruan javanews, që ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
Në një moment Sula e godet Çollakun me çantë teksa ky i fundit shprehet se do ta kallëzojë penalisht.
Gjatë debatit nuk kanë munguar as fjalori banal. Kujtojmë se Sula mbështet aksionin e Sali Berishës ndërsa Çollaku është deputet i PD-së së Lulzim Bashës.
JavaNews sjell pamjet: